|
Roberto Mancini mund të angazhohet si trajner i Portsmouthit, njofton "The Daily Express". Që nga shkarkimi tek Interi, Mancini nuk e ushtron më profesionin e trajnerit, ndërsa gazeta britanike shkruan se ‘Pompey’ e konsideron atë si favoritin kryesor për ta zëvendësuar trajnerin Paul Hart. Megjithatë duhet të presim që të zyrtarizohet blerja e Portsmouthit nga Sulaiman Al Fahim, dhe pastaj do të ndryshojnë gjërat. www.telegrafi.com
|