|
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka , ka bërë të ditur se 307 policë serbë të Kosovës janë kthyer në vendet e tyre të punës, pak orë para se të përfundojë afati i fundit i dhënë nga autoritetet e Prishtinës, ndërsa 18 prej tyre kanë vendosur që të mos kthehen në shërbim. “Afatit për kthim në vendet e punës i janë përgjigjur 307 policë të komunitetit serb, ndërsa 18 nga ta kanë refuzuar thirrjen”, tha zëdhënësi Beka. Afati për kthimin e policëve serbë në vendet e punës ka përfunduar sot, në orën 16:00. Më shumë se 300 pjesëtarë të policisë së nacionalitetit serb kanë lëshuar vendet e tyre të punës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. /REL/www.telegrafi.com
|